Ballina Artikuj “Si t’i njohim vlerat e vërteta të njerëzve?”

“Si t’i njohim vlerat e vërteta të njerëzve?”

Hoxhë Vladimir Kera

E pyetën shkrimtarin Anis Mansur:

“Si t’i njohim vlerat e vërteta të njerëzve?”
Ai u përgjigj:

  • Burri njihet kur gruaja e tij sëmuret.
  • Gruaja njihet kur burri i saj varfërohet.
  • Fëmijët njihen në pleqërinë e prindërve të tyre.
  • Vëllezërit njihen kur vjen çështja e trashëgimisë.
  • Të afërmit njihen në mërgim.
  • Dashuria e vërtetë njihet kur mbaron interesi.
  • Besimtari njihet kur sprovohet.


    Vladimir Kera