Si u bë që ky çifut hyn në Xhaminë e Profetit Muhamed a.s? (Video)

 

Rrjetet sociale kanë shpërthyer nga kritikat pasi një gazetar izraelit, besimtar cifut, kishte hyrë në xhaminë e Profetit Muhamed (a.s) dhe nga aty kishte bërë fotografi duke ekspozuar emrin e tij të shkruar në hebraisht.

Gazetari i “Times of Israel”, Ben Tzion, kishte postuar fotografi dhe video nga Xhamia e Profetit Muhamed, dhe disa foto pranë varrit të tij.

Ben Tzion tha se ai kishte vizituar vendin e shenjtë musliman si “mik”, dhe se kishte bërë vizita edhe në xhami të ndryshme nëpër botë.

Në Mekë dhe Medinë e kanë të ndaluar të hyjnë ata që nuk janë musliman. Ende nuk dihet se si ky person kishte arritur të siguroj një leje të tillë. /MESAZHI/