Signal lançon emrat e përdoruesve për të mbajtur privat numrat e telefonëve

Përdoruesit mund të ndryshojnë username sa herë të dëshirojnë por duhet të përmbajë dy ose më shumë numra në fund të tij.

Aplikacioni i komunikimit privat Signal njoftoi ditën e Marte se përdoruesit tashmë mund të krijojnë një emër përdoruesi – username – unik të cilin mund ta ndajnë me përdorues të tjerë përmes një kodi QR ose lidhjeje për të komunikuar në vend të numrit të telefonit.

Përdoruesit mund të ndryshojnë username sa herë të dëshirojnë por duhet të përmbajë dy ose më shumë numra në fund të tij.

Madje është e lejuar që të fshihet plotësisht username në rast se përdoruesi ndryshon mendje.

Normalisht një numër telefoni është ende i nevojshëm, por me implementimin e username, numri nuk do të jetë i dukshëm për të gjithë. Gjithashtu një opsion i ri parandalon njerëzit tu kërkojnë në Signal përmes numrit të telefonit.

Ata duhet të kenë username unik nëse duan t’ju kërkojnë.