David Silva ka publikuar lajmin se është duke i qëndruar pranë birit të tij që vuan nga një sëmundje e rëndë.
David Silva është larguar në afat të pacaktuar nga Manchester City.
Klubi anglez nuk ka sqaruar detajet e mungesës së tij.
Por, mesfushori spanjoll ka publikuar lajmin se është duke i qëndruar pranë birit të tij që vuan nga një sëmundje e rëndë.
“Dua t’i falenderoj të gjithë për mesazhet e dashurisë dhe mbështetjet në drejtimin tim në javët e fundit”, shkroi Silva.
“Dua t’ju njoftoj se pas lindjes, biri im Mateo është duke luftuar çdo ditë, i ndihmuar nga stafi mjekësor”, u shpreh ai.








