Simeone Inzaghi trajner i Interit

Inter ka konfirmuar se trajneri Simeone Inzaghi ka marrë drejtimin e klubit.

Antonio Conte pasi fitoi titullin me Interin vendosi të largohet, derisa Inzaghi mori drejtimin e “Neurazzurëve”, shkruan lajmi.net.

Inzaghi ka nënshkruar kontratë dyvjeçare dhe këtë e ka konfirmuar klubi nga Milan përmes një komunikate zyrtare.

“Inter dëshiron të mirëpres Simeone Inzaghin në klub si trajneri ynë i parë. Tekniku italian ka nënshkruar kontratë dyvjeçare”, shkruhet në komunikatë.

Inzaghi iu bashkua Interit pasi refuzoi rinovimin me Lazion.