Siria dhe Arabia Saudite nënshkruajnë marrëveshje në sektorët e naftës dhe gazit

Siria dhe Arabia Saudite nënshkruan sot një numër marrëveshjesh në sektorët e naftës dhe gazit, transmeton Anadolu.

Kompania shtetërore siriane e naftës nënshkroi katër marrëveshje me kompanitë saudite në selinë e Ministrisë së Energjisë në kryeqytetin Damask, raportoi Agjencisë Arabe Siriane e Lajmeve (SANA).

“Marrëveshjet mbulojnë shërbime mbështetëse teknike dhe zhvillimin e fushave të naftës dhe gazit në Siri”, tha agjencia, pa përmendur nënshkruesit sauditë të marrëveshjeve.

Më 19 nëntor, drejtori ekzekutiv i kompanisë siriane të naftës, Youssef Qaballawi njoftoi zbulimin e pesë fushave të reja të gazit në rajonin perëndimor të Sahelit.

Sipas shifrave të vitit 2015, rezervat e provuara të gazit në Siri arritën në rreth 8.5 trilionë metra kub. Gazi i lidhur me naftën përbën 28 për qind të prodhimit, pjesa më e madhe e të cilit vjen nga lindja e lumit Eufrat.

Qeveria e re siriane, nën presidencën e Ahmad al-Sharaa-s, kërkon të përmirësojë sektorin e energjisë së vendit duke nënshkruar marrëveshje dhe memorandume mirëkuptimi me disa qeveri dhe institucione për të mbështetur rindërtimin dhe rimëkëmbjen ekonomike të vendit pas 14 vitesh luftë civile.