Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Sllovakia zgjedh presidenten e parë grua

Sllovakia zgjedh presidenten e parë grua

Zuzana Caputova, sipas rezultateve paraprake është zgjedhur presidentja e parë grua e Sllovakisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Caputova, 45 vjeçare, fitoi balotazhin presidencial të së shtunës me më shumë se 58 për qind të votave.

Në raundin e parë, Caputova mori 40 për qind të votave, ndërsa sfiduesi më i fortë i saj, kandidati i Partisë në pushtet Smer Maros Sefçoviç mori mbi 18 për qind.

Sllovakia u shkëput nga Republika Çeke në vitin 1993 dhe shpalli pavarësinë e saj.