Sot rikthehen ndeshjet në Premier Ligë

Premier Liga vazhdon sot me disa ndeshje.
Pas pushimit për shkak të Kupës së Botës, rikthehet liga angleze.

Ndeshja hapëse është ajo në mes Brentfordit dhe Tottenham Hostspur.

‘Spurs’ do kërkojnë të nisin mbarë pjesën e dytë të sezonit.

Ata kanë përballë Brentfordin që di të bëjë befasi.

Ndeshja në mes tyre fillon nga ora 13:30.

Liverpooli luan në udhëtim ndaj Aston Villa.

‘Reds’ nuk e kanë filluar mirë sezonin e ri, por duan të këndellen.

Ekipi i Jurgen Klopp kanë një rival jo aq të lehtë, në ndeshjen që fillon nga ora 18:30.

Lideri aktual i Premier Ligës, Arsenal kërkon pikët e reja ndaj West Ham, me fillim nga ora 21:00.

Ndeshjet e tjera që zhvillohen sot janë: Crystal Palace – Fulham, Everton – Wolves, Leicester City – Newcastle United, Southampton – Brighton.