Ballina Lajmet Kosovë Sot seanca e radhës për sulmin në Banjskë

Sot seanca e radhës për sulmin në Banjskë

Sot do të mbahet seanca për rastin sulmit terrorist në Banjskë.

Seanca e kaluar kishte dështuar pasi një dëshmitar anonim që kishte për të dëshmuar nuk është paraqitë në seancë.

Në seancat e kaluara kanë dëshmuar disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës të cilët ka rrëfyer për sulmin ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

Deri tani, të arrestuar dhe nën masën e paraburgimit për këtë rast janë: Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.

Aktakuzë ka edhe ndaj 45 personave tjerë në krye me Milan Radoiçiq.