Soyuncu huazohet te Fenerbahçe

Mbrojtësi i Turqisë, Caglar Soyuncu, është larguar nga Atletico Madridi për ta vazhduar karrierën te skuadra e Fenerbahçes.

Soyuncu të hënën ka konfirmuar kalimin e tij te skuadra turke, ku do ta bartë fanellën me numrin 2.

Në fakt, Soyuncu është huazuar te Fenerbahçe deri në fund të këtij edicioni, ndërsa ekipi turk në verë ka opsionin e blerjes së tij për 15 milionë euro.

27-vjeçari ka kontratë me Atleticon deri në vitin 2027, ndërsa këtë edicion ka regjistruar vetëm nëntë paraqitje në të gjitha garat. Para Atleticos, Soyuncu karrierë ka bërë edhe te Leicester City në Angli dhe Freiburgu në Gjermani.