Srpska luan me ‘dy karta’, edhe në Qeverië edhe në opozitë!

Shefi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe, Igor Simiq, ka deklaruar se deputetët e kësaj partie e kryejnë punën si një opozitë e vërtetë dhe nuk janë në pushtet.

“Lista Serbe është përgjegjëse për punën e tyre të përditshme si opozitë në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Simiq.

Simiq ka kritikuar mediet kosovare se po spekulojnë që Lista Serbe ende është pjesë e pozitës për shkak të vendit ku ata ulen.

Ai ka theksuar se papërgjegjshmëria e medieve në Kosovë vazhdimisht po e minon Listën Serbe.

“Ata krijojnë një fushatë kundër udhëheqësve politikë serbë në Kosovë dhe po spekulojnë më tej nëse anëtarët e Listës Serbe janë në pushtet apo opozitë”.