Steam Deck pajiset me ekran OLED

Modeli i përditësuar gjithashtu vjen me një bateri më të madhe dhe më shumë hapësirë. Steam Deck OLED vjen në dy modele: 512GB për 549 dollarë dhe 1TB për 649 dollarë.

Ndërsa Steam Deck ka qenë një “biletë” për në botën e lojërave për kompjuterët në dy vitet e fundit, nuk ka dyshim se ka ngelur pas krahasuar me disa harduerë të ngjashëm.

Ekrani 7-inç me prekje lë shumë për të dëshiruar duke qenë se tejkalohet nga rivalët e Lenovo dhe Asus. Në një prej përditësimeve të para që nga debutimi i Steam Deck, përdoruesit tashmë mund të blejnë një variant me ekran OLED 7.4-inç.

Modeli i përditësuar gjithashtu vjen me një bateri më të madhe dhe më shumë hapësirë. Steam Deck OLED vjen në dy modele: 512GB për 549 dollarë dhe 1TB për 649 dollarë.

Të dy mund të pajisen me baterinë 50W/orë duke ju garantuar një jetëgjatësi prej 12 orësh. Megjithatë kjo varet sipas lojërave që luani.

Ndryshime janë bërë edhe në brendësi siç është APU e re 6-nanometër, dhe Wi-Fi 6E por përmasat e jashtme mbeten të njëjta. Ekrani është pak më i madh se 7.4-inç dhe ruan rezolucionin 1280×800 piksel.

Pajisja është 30 gram më e lehtë. Nëse po kërkoni diçka ekstra, Valve do të shesë versionin Limited Edition OLED në sasi të vogla. Ky version 1TB ka një kasë gjysmë transparente dhe grilë për hyrjen e ajrit.

Edicioni i limituar do të kushtojë 649 dollarë dhe mund të porositet që prej datës 16 Nëntor.