Steam në desktop sjell ndryshimet e shumëpritura

Klienti më i fundit Steam ka tekst dhe menu të reja, sistem të rimodeluar njoftimesh dhe ridizajnim i shiritit të opsioneve që shfaqet në video lojëra.

A ishit edhe ju prej atyre që mendonin se klienti desktop i Steam kishte nevojë për një përditësim madhor?

Valve lançoi ditën e sotme një përditësim madhor të platformës që përmban disa veçori të reja që kanë qenë në testim në versionin beta të aplikacionit.

Klienti më i fundit Steam ka tekst dhe menu të reja, sistem të rimodeluar njoftimesh dhe ridizajnim i shiritit të opsioneve që shfaqet në video lojëra.

Valve thotë se platforma është rindërtuar me një strukturë e cila mundëson që funksionalitetet të vinë njëherazi në të gjitha versionet e Steam për platforma të ndryshme.

Kjo do të thotë se funksionalitetet e reja të vendosur në klientin desktop janë gjithashtu të disponueshme në Steam Deck. Specifikisht Valve përqendrohet tek shiriti i opsioneve në video lojëra – in-game overlay – që krahas ndërfaqes së re lojtarët tashmë kanë akses në mjetin e ri të shënimeve që sinkronizohet mes të gjithë kompjuterëve.

Falë strukturës së re funksionaliteti është i disponueshëm në desktop dhe Steam Deck njëherazi. Shiriti gjithashtu ka një funksionalitet të ri “ngjis” ku lojtarët mund të mbajnë mjetin e shënimeve të dukshëm gjatë luajtjes së lojërave.

Valve është përpjekur të pastrojë njoftimet e klientit gjithashtu. Duke klikuar në ikonën tashmë do të shfaqen vetëm njoftimet e fundit ose ato më të rëndësishmet duke i kërkuar përdoruesit të klikojë nëse do të shohë historikun e plotë.

Opsionet e reja janë të mirëpritura por Valve krenohet më shumë në atë çfarë është bërë në sfond. Përveç strukturës së re, kompania thotë se ka aktivizuar përshpejtimin harduerik për Mac dhe Linux duke ofruar një eksperiencë më të ëmbël dhe kënaqshme në të gjitha platformat.

Klienti i ri Steam është i disponueshëm për shkarkim nga ky moment.