Studimi: Kjo pije është më e mirë për hidratim sesa uji

Edhe pse uji konsiderohet si pija më e shëndetshme dhe në të njëjtën kohë si pija më e mirë për hidratim, shkencëtarët kanë vërtetuar se ende ekziston një pije që hidraton trupin më shumë se uji.

Hulumtimi nga Universiteti i St. Andreës krahasoi reagimet e disa pijeve të ndryshme ndaj hidratimit. Uji i thjeshtë dhe mineral janë zgjedhje të mira, por sipas studimit të ri, qumështi është akoma më i mirë.

Sipas Ronald Maugan, një profesor në St. Andreës dhe autori i studimit, një nga faktorët është sasia e një pije të veçantë. Gjithashtu, një nga faktorët është edhe përbërja ushqyese e pijes.

Kështu, është vërtetuar se qumështi hidraton më shumë se uji i zakonshëm, sepse përmban laktozë, proteina dhe yndyrna dhe kjo përbërje ndihmon në ngadalësimin e zbrazjes së lëngjeve nga stomaku.

Përveç kësaj, qumështi përmban edhe natrium, i cili çon në prodhim më të vogël të urinës.