Sulmi izraelit në Gaza City la të paktën pesë të vrarë

Të paktën pesë persona janë vrarë dhe më shumë se 25 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi izraelit ndaj një automjeti në pjesën perëndimore të qytetit Gaza.

Lajmi bëhet i ditur nga Al Jazeera Arabic, duke cituar burime nga shërbimet e ambulancës dhe emergjencës në Gaza. Të plagosurit janë dërguar në spitale për trajtim mjekësor. /mesazhi