Lulelakra është një perime shumë e shëndetshme për njeriun.
Lulelakra shpesh përshkruhet si një ushqim shumë i pasur në vlera por jo të gjithëve u pëlqen.
Megjithatë, përshkrimi i fundit nuk vlen aspak nëse di ta gatuash në mënyra të ndryshme.
Lulelakra përmban antioksidantë të cilët janë thelbësorë për sistemin imunitar.
Lulelakra është e pasur me vitaminë B1, B2, B3, B5, B6, B9, C, Omega-3 dhe vitaminë K.
Ajo i bën mirë shëndetit të zemrës, sistemit tretës por edhe ndihmon në pastrimin e gjakut dhe në rënien nga pesha.
Lulelakra është një nga perimet më të shëndetshme për tu transformuar në një supë të shijshme e plot vlera për organizmin.
Lulëzat e kësaj perimeje të shëndetshme mund të zihen për pak minuta dhe më pas mund të futen në mikser duke u transformuar në një pure të shijshme.
Përbërësit:
- 1 lulelakër
- 1 qepë e madhe e grirë hollë,
- 6 thelbinj hudhër,
- 2 lugë gjelle vaj ulliri,
- 5 filxhanë lëng pule ose perimesh
- 2 lugë çaji majdanoz, trumzë ose rozmarinë
- Gjysëm filxhani me krem pana
- 2 lugë gjelle qepë të njoma të prera hollë,
- Gjysëm filxhan proshute të skuqur e të prerë në copa të vogla
- Çerek filxhani me djathë kaçkavall ose parmixhan të grirë hollë.
Përgatitja:
- Ndizeni furrën në 220 °C.
- Në një tavë shtroni një letër pjekjeje dhe yndyroseni lehtë.
- Ndajeni lulelakrën në tufëza të vogla dhe përziejini me qepët dhe hudhrën.
- Më pas hidhini në tavë dhe spërkatini me kripë, piper dhe vaj ulliri.
- Piqini për 15 minuta në secilën anë, deri sa lulelakra të karamelizohet.
- Pas pjekjes, tufëzat e lulelakrës hidhini në tenxhere, shtoni lëngun e perimeve ose të mishit të pulës, erëzat dhe barishtet.
- Lërini të ziejnë për 15 minuta duke i përzier herë pas here.
- Hiqeni tenxheren nga zjarri, prisni pesë minuta dhe më pas përbërësit e supës hidhini në një mikser që ajo të bëhet sa më kremoze.
- Shtoni kremin pana dhe përziejini sërish n mikser dhe më pas transferojeni në tenxhere.
- Kontrollojeni për kripë dhe piper dhe servireni duke hedhur sipër saj copat e proshutës, barishtet jeshile të qepës së njomë dhe djathin kaçkavall dhe parmixhan. Ju bëftë mirë/







