Takohen Haradinaj, Veseli, Limaj e Ukë Rugova (Foto)

Krerët e koalicionit PAN, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj po vazhdojnë konsultimet për krijimin e Qeverisë.

Në një nga restorantet në Prishtinë, Veseli, Haradinaj e Limaj u panë në takim me djalin e ish-presidentit Ibrahim Rugova, Ukë Rugovën, shkruan Express.

Familja Rugova këto ditë ka qenë shumë e përfolur në media, për shkak se deputetja e LDK-së nga kjo familje, Teuta Rugova ka arritur marrëveshje me koalicionin PAN.

Të hënën, ndërkaq nga ora 10:00 do të vazhdoj seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Megjithatë, PAN ka theksuar se nuk do të marrë pjesë as në këtë seancë.