Paulo Dybala është pyetur për mundësinë e largimit të bashkëkombësit të tij, Lionel Messi nga skuadra e Barcelonës.
Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala nuk beson se Lionel Messi do të largohet nga Barcelona.
Ylli argjentinas është pyetur për mundësinë e largimit të bashkëkombësit të tij nga skuadra katalane.
Por, ai e sheh të vështirë largimin e Messit nga Camp Nou.
“Është e vështirë, ai gjithmonë ka luajtur me këtë fanellë. Nuk e paramendoj duke luajtur për një skuadër tjetër”, deklaroi Dybala pas ndeshjes me Barcelonën.