Telegram ekspozon adresën tuaj IP: Ja sesi ta parandaloni

Denis Simonov, një hulumtues sigurie, i njohur ndryshe ose si n0a, së fundi detajoi problemin dhe arriti të ndërtonte një mjet për ta shfrytëzuar atë.

Aplikacioni popullor i komunikimit Telegram mund të zbulojë adresën tuaj IP nëse thjeshtë shtoni një haker në listën e kontakteve dhe pranoni një telefonatë prej tyre.

Denis Simonov, një hulumtues sigurie, i njohur ndryshe ose si n0a, së fundi detajoi problemin dhe arriti të ndërtonte një mjet për ta shfrytëzuar atë.

Telegram ka 700 milionë përdorues në mbarë botën dhe gjithnjë është reklamuar si një aplikacion i sigurtë dhe privat komunikimi edhe pse ekspertët kanë paralajmëruar vazhdimisht se Telegram nuk është aq i sigurtë sa aplikacioni me enkriptim fundor Signal.

Fakti se Telegram zbulon adresën tuaj IP tek njerëzit që keni në listën e kontakteve gjatë një thirrjeje zanore është ditur prej vitesh, por mund të konsiderohet diçka e re për përdoruesit jo-teknikë.

Arsyeja e zbulimit të adresës IP nga Telegram gjatë një thirrjeje ka të bëjë me faktin se Telegram përdor një lidhje peer-to-peer mes telefonuesve për të ofruar cilësi dhe vonesa të ulëta transmetimi.

Problemi i shfaqur është se adresat IP në të dy anët e telefonatës mbeten të zbuluara. Për të shmangur një gjë të tillë duhet të shikoni në Telegram’s Settings > Privacy and Security > Calls dhe më pas përzgjidhni opsionin Peer-to-Peer siç është shfaqur në imazhin e paraqitur.