Tërmet i fuqishëm në Turqi e Greqi (Foto)

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.7 ka vrarë të paktën dy persona në ishullin grek Kos dhe ka plagosur 200 të tjerë në qytetet bregdetare greke dhe turke, njofton The Guardian.

Tërmeti goditi pranë destinacioneve kryesore turistike rreth detit Egjej në orët e para të së premtes, thanë zyrtarët grekë dhe turq.

Të paktën 200 persona janë plagosur, thanë zyrtarët, mbi 120 në ishullin Kos dhe 70 në Greqi.

Shërbimi Gjerologjik i SHBA (USGS) që monitoron tërmetet tha se ishte një tërmet shumë i cekët, vetëm 10 km ose 6.2 milje nën shtratin e detit të qytetit jugperëndimor bregdetare Marmaris në provincën Mugla.

Epiqendra ishte 10 km në jug të resortit turk të Bodurimit dhe 16 km në verilindje të ishullit grek Kos.

Qytetet turke të Bodrumit dhe Datca-s dhe ishulli Kos në janë të gjitha destinaciona kryesore turistike.

Pasojat më mëdha qenë në ishullin Kos, ku dallgët e shkaktuara nga tërmeti shkaktuan një cunami, që shkatërroi brigjet dhe përmbyti hotelet.