Tesla do të prezantojë një robotaksi më 8 Gusht

Prej kohësh Tesla ka premtuar lançimin e makinave elektrike me kosto më të përballueshme duke filluar prej 25,000 dollarëve, ndërsa në Janar Musk u shpreh se ishte optimist që kjo të realizohej në gjysmën e 2025

Tesla do të prezantojë një taksi robot – robotaxi – më 8 Gusht, njoftoi Elon Musk përmes rrjetit social X pak orë pasi Reuters publikoi një raport i cili thoshte se prodhuesi i makinave elektrike kishte braktisur planet për të lançuar një makinë elektrike me kosto të ulët.

Reuters gjithashtu tha se Musk synonte të investonte në robotaksitë. Prej kohësh Tesla ka premtuar lançimin e makinave elektrike me kosto më të përballueshme duke filluar prej 25,000 dollarëve, ndërsa në Janar Musk u shpreh se ishte optimist që kjo të realizohej në gjysmën e 2025.

Shefi i Tesla tha se Reuters “po gënjente përsëri.”

Ai nuk qartësoi cila prej pjesëve të raportit ishte gënjeshtër, por duke pasur në konsideratë se Tesla se ai konfirmoi ekzistencën e robotaksisë, me shumë gjasa e ka fjalën për faktin se Reuters thotë që është tërhequr nga makinat elektrike buxhetore.

Aktualisht makina me kosto më të ulët e Tesla është Model 3 që fillon prej 39,000 dollarësh.