Tesla padit dy ish-punonjës nën akuza për shkeljen e të dhënave

Tesla ka ngritur padi ndaj dy ish-punonjësve të paidentifikuar duke i akuzuar ata për një shkelje të të dhënave që ka prekur më shumë se 75,000 njerëz si rezultat i “gabimeve të brendshme”.

Sipas një njoftimi të postuar nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Maine, gjithsej 75,735 njerëz u prekën nga shkelja e të dhënave, përfshirë nëntë banorë të Maine, transmeton Telegrafi.

Këta njerëz, raportohet se janë punonjës aktualë ose ish-punonjës të Tesla-s.

Shkelja e të dhënave u zbulua më 10 maj nga media gjermane Handelsblatt, që mori të dhëna konfidenciale nga një sinjalizues.

Sipas gazetës, mbi 23 mijë dosje dëshmonin se Telsa kishte dështuar në mbrojtjen e duhur të të dhënave nga klientët, punonjësit dhe partnerët e biznesit.