Testohet performanca e procesorit Intel më të fuqishëm të gjeneratës së 14-të, zbulohet data e debutimit

Është e qartë se kalimi nga gjenerata e 13-të në gjeneratën e 14-të të procesorëve Intel nuk është një zgjedhje e duhur për shkak të rritjes së vogël të performancës.

Mund të jemi vetëm një muaj larg nga debutimi i gjeneratës së ardhshme Raptor Lake Refresh të procesorëve Intel, njohur edhe si gjenerata e 14-të ndërsa tashmë kemi shifrat më të fundit nga niveli i pritshëm i performancës.

Kësaj here procesori flagship Core i9-14900K u vu re në databazën e Geekbench.

Shënoi 23051 pikë me të gjitha bërthama krahasuar me rezultatin prej 21678 pikësh të Core i9-13900K dhe 16250 pikësh të Core i9-12900K, duke theksuar kështu se gjenerata e 14-të do të jetë një përmirësim i madh krahasuar me gjeneratën e 12-të.

Po në Geekbench, rivali Ryzen 9 7950X shënon 19,099 pikë. Performanca me një bërthamë gjithashtu ishte më e lartë prej 3,347 pikësh, ose 200 pikë më tepër sesa Core i9-13900K me 2953 pikë. Është një rritje performance prej 12 përqind me një bërthamë dhe 6 përqind me të gjitha bërthamat.

Është e qartë se kalimi nga gjenerata e 13-të në gjeneratën e 14-të të procesorëve Intel nuk është një zgjedhje e duhur për shkak të rritjes së vogël të performancës.

Zëvendësimi i një procesori të gjeneratës së 12-të me një të 14-të do të kishte më tepër kuptim. Tre procesorët më të spikatur të gjeneratës së 14-të të Intel janë Core i9-14900K me 24 bërthama dhe 36 threads, Core i7-14700K me 20 bërthama dhe 28 threads dhe Core i5-14600K me 14 bërthama dhe 20 threads.

Data e debutimit sipas një raporti të VideoCardz është 17 Tetor, thuajse një muaj larg, por ende nuk është konfirmuar asgjë nga Intel.