Thaçi: Koha të ndërtojmë ura dhe jo mure

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka treguar se tashmë muri në Veri të Mitrovicës është rrënuar.

Përmes një shkrimi në Twitter, Thaci thotë se pajtohet me Federica Mogherinin se duhet të punohet së bashku për të ndërtuar ura dhe jo mure ndarëse.

Ja postimi i tij i plotë:

Muri në Veri të Mitrovicës është rrënuar. Pajtohem me Federica Mogherini se ne duhet të ndërtojmë ura dhe jo mure. Dialogu po funksionon.