Thaçi kujton viktimat e masakrës së Tivatit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përkujtuar sot masakrën e Tivarit.

Thaçi ka thënë se kjo masakër ishte e planifikuar dhe e kurdisur nga establishmenti politik dhe ushtarak jugosllav, ku pësuan mijëra djem dhe burra të paarmatosur nga Kosova, përcjell lajmi.net.

“Qeveritë komuniste jugosllave të Beogradit, “elitat” komuniste të Kosovës, por fatkeqësisht edhe ato të Tiranës, e mbajtën gjatë të heshtur këtë masakër dhe përmasat e saj të përgjakshme”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

U mbushën 74 vjet nga masakra e Tivarit, e planifikuar dhe e kurdisur nga establishmenti politik dhe ushtarak jugosllav, ku pësuam mijëra djem dhe burra të paarmatosur nga Kosova.

Qeveritë komuniste jugosllave të Beogradit, “elitat” komuniste të Kosovës, por fatkeqësisht edhe ato të Tiranës, e mbajtën gjatë të heshtur këtë masakër dhe përmasat e saj të përgjakshme.

Sot, 74 vjet më pas kujtojmë të gjitha viktimat e asaj masakre, e cila ishte një nga sakrificat e shumta të popullit tonë për jetësimin e lirisë. HTH /Lajmi.net