“The Sun”: Zidane do të ulet në stolin e Chelseat

Britanikët e “The Sun” janë të bindur se aventura e Maurizio Sarrit te Chelsea nuk do të vazhdojë për sezonin e ardhshëm, teksa theksojnë se shkarkimi mund të vijë shumë më herët, ndoshta që në fund të muajit shkurt.

Ata shkojnë edhe më tej, teksa raportojnë se blutë e Londrës kanë vendosur kontaktet me ish trajnerin e realit të Madridit, Zinedine Zidane, me të cilin duket se kanë arritur edhe një marrëveshje paraprake, që do të hyjë në fuqi këtë verë.

E përditshmja britanike raporton gjithashtu se me Zidane, drejtuesit e Chelseat po bisedojnë edhe për merkaton, duke hedhur bazat e një skuadre konkurruese për sezonin e ardhshëm, teksa gjithçka do të fillojë nga bindja e Hazard për të mbetur në Londër.

Gjithashtu, mendohet se me Zidane, në Londër mund të transferohet edhe Isco, ndërsa për sulmin do të synohet ish kapiteni i Interit, Mauro Icardi. Mbrojtja është një tjetër repart ku Chelsea pritet të ndërhyjë gjatë verës, veçanërisht në qendër të saj, ku shpëton vetëm Rudiger.Download WordPress Themes Nulled and plugins.