Ballina Lajmet Kosovë Theret me thikë një person në Prizren, gjendja e tij e rëndë

Theret me thikë një person në Prizren, gjendja e tij e rëndë

Policia e Kosovës raporton se një person në Prizren është therur me thikë dhe se sipas mjekut gjendja e tij është e rëndë, njofton Klan Kosova.

“Viktima mashkull K/Turk sipas prindit të tij është sulmuar me një mjet të mprehtë nga një person i pa njohur. Viktima është hospitalizuar dhe sipas mjekut ka lëndime të rënda në pjesën e mushkërive”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Është njoftuar edhe prokurori, rasti është duke u hetuar.