Threads është live në Europë

Threads.net është live në ueb ndërsa aplikacionet mobile në Android dhe iOS janë ende të padisponueshme për pjesën më të madhe të përdoruesve.

Aplikacioni Threads i Meta më në fund ka mbërritur në Europë pas 5 muajsh debutim në pjesën tjetër të botës.

Kompania publikoi një uebsajt me numërim mbrapsht për lançimin e Threads në Europë ndërsa aplikacioni tashmë mund të shkohet në vendet e BE-së.

Threads.net është live në ueb ndërsa aplikacionet mobile në Android dhe iOS janë ende të padisponueshme për pjesën më të madhe të përdoruesve.

Meta ofron qasje në Threads.net me ose pa llogari ndërsa përdoruesit e rinj mund të kyçen përmes llogarisë së tyre në Instagram.

Vonesa e lançimit të Threads në Europë erdhi për shkak të Aktit të Tregjeve Dixhitale të Bashkimit Europian i cili pritet të hyjë në fuqi në 2024.

Si një prej 7 gjigantëve të teknologjisë përcaktuar si rojtarë nga BE-ja, Meta dëshironte të sigurohej se aplikacioni është në përputhje me DMA veçanërisht sa i takon të dhënave që ndahen mes aplikacioneve.

Sipas rregullave Europiane, aplikacioni lejon përdoruesi të qasen në platformë pa nevojën e një profili. Threads debutoi në 5 Korrik duke ofruar funksionalitete bazike ndërsa me kalimin e muajve u pasurua me veçori për t’ju afruar më tepër X.