Tifozët e Barcës marrin lajmin më të mirë të ditës

Lionel Messi dhe Samul Umtiti janë ftuar nga trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, për ndeshjen e fundjavës ndaj Real Betisit.

Barcelona ka marrë një lajm të mirë para ndeshjes me Real Betis, e cila luhet ditën e diel me fillim nga ora 16:15.

Mjekët e klubit i kanë dhënë dritën e gjelbër trajnerit Ernesto Valverde se mund t’i grumbullojë për këtë ndeshje Lionel Messin dhe Samuel Umittin.

Të dy këta, nuk kanë mundur të ndihmojnë skuadrën në ndeshjet e fundit shkaku i lëndimeve.

Për ndeshjen kundër Real Betis, Barcelona nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Philippe Coutinhos dhe Ousmane Dembele./Lajmi.net/