Tifozët e Celtic protestojnë kundër Izraelit në Ligën e Kampionëve

Tifozët e ekipit skocez Celtic kanë zhvilluar një tjetër protestë kundër veprimeve të Izraelit në Gaza gjatë ndeshjes së Champions League kundër Bayern Munich.

Gjatë ndeshjes, ata valëvitën flamuj palestinezë dhe grupi Green Brigade shpalosi një pankartë gjigante me mesazhin: “Tregojini Izraelit kartonin e kuq”, duke kërkuar përjashtimin e Izraelit nga UEFA dhe FIFA.

Grupi shpërndau gjithashtu fletëpalosje, duke i inkurajuar tifozët të ngrinin letra të kuqe si simbol të kërkesës për pezullimin e Izraelit.

UEFA më parë e ka gjobitur Celtic me rreth 18,700 dollarë për pankarta pro-palestineze gjatë një ndeshjeje kundër Atletico Madrid në tetor. Ende nuk ka një reagim për protestën e fundit. /mesazhi