TikTok mund të bëhet me pagesë

Testimi i një versioni pa reklama me pagesë vjen pasi TikTok në mënyrë agresive po punon për të diversifikuar burimin e të ardhurave.

Përdoruesit e TikTok mund të detyrohen të paguajnë nëse nuk duan të shohin reklama.

Në disa imazhe të postuara nga Android Authority, TikTok ju kërkon përdoruesve të zgjedhin të qëndrojnë në versionin falas të aplikacionit ose të paguajnë 4.99 dollarë për të mos parë reklama.

Testimi i një versioni pa reklama me pagesë vjen pasi TikTok në mënyrë agresive po punon për të diversifikuar burimin e të ardhurave. TikTok Shop, shitblerja brenda aplikacionit, është zhvendosur në shiritin kryesor të navigimit për disa përdorues dhe kompania gjithashtu ka inkurajuar përdoruesit të bëjnë një blerje përmes reklamave dhe kuponave.

Nga ana tjetër kompania ka hasur probleme me moderimin e produkteve që publikohen në platformë ku përdoruesit mund të blinin sende si ushqime, lodra seksi apo vitamina.

Platforma të tjera kanë eksploruar një version me pagesë pa reklama siç është rasti i X. Edhe pse plani e pagesë X Premium nuk eliminon plotësisht reklamat, kompania thotë se përdoruesit e saj shohin 50 përqind më pak reklama në kohështrirjet e tyre.