TikTok paditet për shkaktimin e traumave psikologjike

Një padi e ngjashme u ngrit kundër Facebook në vitin 2018.

Platforma më e njohur sociale e momentit është paditur  prej një nga moderatorët e saj për traumën e shkaktuar nga videot grafike. Candie Frazier në padinë e saj thotë se pamjet grafike që shfaqin dhunë, të shtëna në shkolla, rënie fatale edhe kanibalizëm i kanë shkaktuar asaj dhe një grupi të tjerë moderatorësh probleme me gjumin dhe ankth të tmerrshme. Më këtë akuzë Frazier shpreson të përfaqësojë kolegët e saj dhe po kërkon kompensim për dëmtimet psikologjike dhe një fond mjekësor.

Sipas ankesës, TikTok u kërkon moderatorët të punojnë me turne 12-orëshe me vetëm një drekë që zgjatë vetëm një orë dhe dy pauza 15-minutëshe.Atyre gjithashtu u kërkohet te shohin rreth 25 sekonda për video dhe 3 deri në 10 video në të njëjtën kohë për shkak te përmbajtjes së madhe që duhet të selektojnë.

Moderatorët e përmbajtjes marrin peshën e madhe të imazheve grafike dhe traumatike që shfaqen në mediat sociale, duke u siguruar që përdoruesit të mos kenë nevojë t’i përjetojnë ato. Kompantë e mëdha që punësojnë moderatorë të përmbajtjes pranojnë se puna mund të shkaktojë çrregullim të stresit post-traumatik (PTSD). Sidoqoftë, kompanitë e mediave sociale janë kritikuar nga modalitetet e tyre për shumën e pamjaftueshme të parave qe u japin atyre duke pasur parasysh rreziqet psikologjike në të cilën ata ndodhen. Një padi e ngjashme u ngrit kundër Facebook në vitin 2018.

Edhe pse së bashku me kompanitë e rrjeteve sociale si Facebook dhe Youtube u përpoqën të ndihmonin moderatorët mbi problemet traumatike që ata përballen gjatë punës duke i ofruar atyre mbështetje psikologjike dhe kufizim të orareve të punës, tani pas akuzës besohet se TikTok dështoi në zbatimin e këtyre udhëzimeve. /PCWorld Albanian