Dokumente të reja që vërtetojnë implikimin e presidentit serb në krimin e llahtarshëm
Gazetari kroat Domagoj Margetiç njoftoi se zotëron dokumente që ai pretendon se zbulojnë rolin e Presidentit serb Aleksandar Vuçiç në rastin “Sarajevo Safari”.
Njëri prej tyre i postoi ato publikisht në Facebook-un e tij, me përshkrimin e mëposhtëm:
“Informacion i shkruar dhe i nënshkruar nga Slavko Aleksiç në nëntor 1993 si komandant i Detashmentit Çetnik të Novosarajevës zbulon më tej pjesëmarrjen e Aleksandar Vuçiçit në safari njerëzore në Sarajevën e kohës së luftës në vitet 1990.
Në dokument, Aleksiç i deklaron Komandës së Detashmentit se një mysafir italian R. R. i dhuroi Detashmentit njëzet mijë marka gjermane në atë kohë, dhe donacioni iu dorëzua Aleksiçit nga një vullnetar i Detashmentit, Aleksandar Vuçiç.
Çfarë mendoni se do të bënte një italian gjatë luftës për varrezat hebraike në Sarajevë dhe do të ‘dhuronte’ një shumë kaq të madhe parash për vullnetarët e detashmentit?
Është më se e qartë se ishte një pagesë për shërbime, gjë që e konfirmon vetë Aleksiçi në dokument, në pjesën ku ai thotë se vullnetarët e detashmentit që ofronin logjistikë për mysafirët e huaj do të merrnin një shtesë page prej pesëdhjetë markash gjermane nga kjo shumë.
Ky dokument, si dhe Urdhri për Mundësimin e Lëvizjes së Lirë të Vuçiçit dhe Mysafirëve, si dhe dokumente të tjera që kam nga arkivi i detashmentit, më janë dhënë nga shokët e Slavko Aleksiçit, të cilit ai ia besoi një pjesë të arkivit të tij të luftës ‘në rast se i ndodhte diçka’.
Pasi ai ‘vdiq’ papritur me ndihmën e agjentëve të BIA-s së Vuçiçit, shokët e tij më dorëzuan një pjesë të madhe të atij arkivi”, shkruan Margetiç.
Kujtojmë se safari njerëzor i Sarajevës nën rrethimin serb në vitin 1995 – pra, vrasja për sport e civilëve boshjakë me snajper, mes tyre dhe fëmijë – është ndër aspektet më kriminale të një luftë dhe me elementë gjenocidalë, siç ishte Srebrenica. Dhe thuhet se dhe Vuçiç, si paramilitar, është implikuar në krime të tilla. Dhe kjo nuk përbën çudi. Në atë kohë, ai ishte jo vetëm ithtar i Milloshëviçit, por dhe ministër i tij. /tesheshi


