Tjetër humbje për Manchester Unitedin

West Ham Unitedi shënoi dy gola në gjashtë minuta për t’i shkaktuar Manchester Unitedit një tjetër disfatë.

West Hami fitoi 2:0 në “London Stadium” ndaj “djajve të kuq”, të cilët pësuan disfatën e tetë të edicionit aktual në Premier League.

Ndeshja i ka takuar xhiros së 18-të. Jarrod Bowen dhe Mohammed Kudus realizuan golat e fitores në minutën e 72-të dhe të 76-të.

Unitedi mbetet në pozitën e tetë me 28 pikë në 18 ndeshje. Ka dy pikë më pak se West Ham Unitedi.