I riu që e uli Ramën në nivelin e një qeni politik
Ditë pasi Rama krahasoi veten me një luan politik, realiteti prodhoi një tjetër lloj luani, i cili fitoi vrullshëm respektin e opinionit.
Ky është i riu i sapodiplomuar në Juridik, Klevi Metaj, i cili pati një përballje fizike mbresëlënëse me disa policë, duke fituar statusin e një heroi. Përballë tij në distancë, Edi Rama, ngjan me një qen përballë këtij luani.
Dhe jo vetëm kaq. Rama po humbet betejën me opinionin. Si Berisha dikur, sidomos në 96-ën, ka një pushtet të fuqishëm por dhe është dhe nën një urrejtje po aq të fuqishme popullore. Teatralitetet e tij nga Luksemburgu me kapituj e mbyllur të BE-së, luajtur paralel me atë që po ndodhte dje në Tiranë, ku nga rinia dilnin e heronj zemërimi ndaj qeverisjes, ishin më shumë se bajate.
Dikur, Rama gëzonte një pëlqim popullor për kauzat që përfaqësonte dhe tipologjinë politike që shfaqte e paralajmëronte, sot ai është baraz me karakteret më të këqija politike që ka prodhuar ky vend.











