Topi i Artë 2023: Dihen 20 kandidatët

Lista e ngushtë për çmimin individual më prestigjioz të futbollit botëror është duke u zbuluar përpara ceremonisë së madhe që mbahet në Paris më 30 tetor.

Fituesi i fundit është Karim Benzema. Tani nuk llogaritet më vetëm paraqitjet në nivel klubesh, por edhe në Kupën e Botës 2022, të cilat janë marrë parasysh gjatë përzgjedhjes së listës së fituesve të mundshëm të këtij viti.

Lionel Messi, Erling Haaland , Kylian Mbappe dhe Vinicius Jr. Janë disa nga emrat që llogariten si kandidatë për të fituar.

Do të duhet të presim deri në ceremoninë në Paris kur mbahet më 30 tetor për ta zbuluar se kush do të fitojë.

Më poshtë renditja se si i poston France Football me radhë kandidatët.

Pesë nominimet e para

Josko Gvardiol (Manchester City)

Andre Onana (Manchester United)

Karim Benzema (Al-Ittihad)

Jamal Musiala (Bayern Munich)

Mohamed Salah (Liverpool)

Pesë nominimet e dyta

Jude Bellingham (Real Madrid)

Bukayo Saka (Arsenal)

Randal Kolo Muani (PSG)

Kevin De Bruyne (Man City)

Bernardo Silva (Man City)

Pesë nominimet e treta

Khvicha Kvaratskhelia (Nap)

Nicolo Barella (Int)

Emiliano Martinez (Ast)

Ruben Dias (Man City)

Erling Haaland (Man City)

Pesë nominimet e katërta

Martin Odegaard (Ars)

Ilkay Gundogan (Bar)

Yassine Bounou (Sev)

Julian Alvarez (Man City)

Vinicius Jr. (Real)