Torta robotike me bateri të ngrënshme

Shkencëtarët italianë dhe zviceranë sjellin risinë të ndërthurur me gastronominë

Një ekip ndërkombëtar studiuesish kanë bashkuar shkencën e robotëve dhe gastronominë për të krijuar një tortë me përbërës të ngrënshëm dhe baterinë e parë të ngrënshme të rikarikueshme në botë.

Studiues nga École Polytechnique Fédérale de Lausanne (Ekol Politeknik federal de Lozane) (EPFL) e Zvicrës dhe Instituti Italian i Teknologjisë (IIT) kanë formuar një grup me shefa pastiçerie dhe shkencëtarë për të krijuar RoboCake, i cili aktualisht është i ekspozuar në Ekspozitën 2025 të Osakës.

Mbi tortën janë vendosur arinj robotikë të ngrënshëm, të cilët thuhet se kanë shijen e karameleve me shije shege, të cilët kanë një sistem të brendshëm që siguron lëvizje për gjymtyrët dhe kokën e tyre.

“Torta robotike është si një tortë martese. Sipër tortes kemi dy arinj vallëzues dhe bateri çokollate. Bateritë e çokollatës përdoren për të furnizuar me energji disa qirinj. Konsistenca, shija dhe aroma e arinjve vallëzues robotikë dhe e baterive të çokollatës janë realizuar nga pastiçerët e Shkollës së Mikpritjes në Lozanë.”

Për të furnizuar me energji qirinjtë LED në tortë, studiuesit e Institutit Italian të Teknologjisë ndërtuan baterinë e parë të ngrënshme të rikarikueshme, të krijuar nga vitamina B2, kuercetina, karboni i aktivizuar dhe çokollata e zezë.

“Ne demonstruam baterinë e parë të ngrënshme të rikarikueshme me një mbulesë të bërë tërësisht me çokollatë.”

Duke zëvendësuar elektronikën tradicionale, studiuesit thonë se këto komponentë mund të ndihmojnë në adresimin e 40 milionë ton mbetjeve elektronike vjetore, ndërsa pjesët plotësisht të konsumueshme do të zvogëlonin mbetjet ushqimore.

Zbatimet e ardhshme përfshijnë “pilula inteligjente” për monitorimin e shëndetit,.

“Ne shohim një aplikim të mundshëm të elektronikës së ngrënshme për monitorimin e shëndetit. Në rastin tonë, ne jemi të përqendruar në zhvillimin e pilulave inteligjente që mund të gëlltiten në mënyrë të sigurt dhe degradohen brenda trupit pasi kryejnë funksionin e tyre.”

Projekte të tjera përfshijnë gjithashtu monitorimin e mjedisit, me robotë të ngrënshëm që vlerësojnë cilësinë e ujit ose të tokës, ndërkohë që ofrojnë ushqim për kafshët e egra.

“Ne po zhvillojmë robotë plotësisht të biodegradueshëm dhe të ngrënshëm që mund të përdoren për monitorimin e mjedisit, për shembull, ndotjen e ujit, cilësinë e tokës. Avantazhi i robotëve tanë të ngrënshëm është se gjatë jetëgjatësisë së tyre ose në fund të funksionimit të tyre, ata gjithashtu mund të sigurojnë ushqim për kafshët që ekzistojnë në këto mjedise dhe mund të tërhiqen nga këta robotë të lëvizshëm.”

Torta është pjesë e Projektit RoboFood katërvjeçar prej 3.5 milionë Eurosh i cili bashkon shkencëtarët e ushqimit dhe ekspertët e robotikës për të krijuar artikuj të ngrënshëm që shkojnë përtej çdo risie. Mbetet për t’u parë nëse bota është gati për “ushqim inteligjent”.

Robotët e ngrënshëm mund të përdoren për të shpërndarë ushqim në zonat e rrezikuara, për të shpërndarë ilaçe në mënyra inovative tek njerëzit që kanë vështirësi në gëlltitje ose edhe për të monitoruar ushqimin. Ky projekt hap rrugën për përvoja gastronomike interaktive dhe të shijshme duke na kujtuar se ushqimi është një burim i çmuar dhe ndoshta duke zvogëluar ngrënien e tepërt.