Tottenhami eliminon Dortmundin

Tottenham Hotspur me lehtësi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Skuadra angleze ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e dytë ndaj Borussia Dortmundit, duke fituar në ‘Signal Iduna Park’ me rezultat 0-1.Ndeshja e parë në ‘Wembley’ ishte fituar 3:0 nga Tottenhami.

Golin e vetëm në ndeshjen e dytë e shënoi sulmuesi Harry Kane.Reprezentuesi anglez shënoi në minutën e 49’ të ndeshjes.