Trajneri belg Martinez: Henry na solli diçka që nuk e kishim

Në prag të gjysmëfinales së sontme të Kampionatit Botërorit në mes të Belgjikës dhe Francës, në qendër të vëmendjes në vend të lojtarëve është Thierry Henry, ndihmësi i trajnerit belg Robert Martinez, transmeton Anadolu Agency (AA).

Henry është ish lojtari i kombëtares franceze e cila në vitin 1998 fitoi Kampionatin Botëror dhe tani ndodhet në pankinën e ekipit kundërshtar të vendit të tij.

“Na solli diçka që nuk e kishim. Punoj me të njëjtin staf teknik për 12 vite, kështu që çdo gjë është e qartë në metodologjinë tonë. Mirëpo, ajo që na mungonte ishte përvoja ndërkombëtare, dijen se si fitohet Kampionati Botëror, si të jesh një futbolist i cili luan para tërë botës dhe njohurive të ndjenjës në ato momente. Këto na i solli Thierry Henry”, ka thënë Martinez.