Tranzicioni i Barcelonës nga viti 2000 deri më sot

Barcelona padyshim është një nga tri skuadrat më të mira, të paktën në dekadën e fundit.

Këto suksese për skuadrën nga Katalonia kanë filluar me ardhjen e Frank Rijkaard në krye të skuadrës.Kështu të paktën mendon ish mesfushori i Barcelonës, Deco, i cili luajti me Barcelonën nga viti 2004 deri më 2008. Kjo periudhë ishte periudhë tranzicioni për skuadrën “blaugrana”, e udhëhequr nga gjeniu Riijkard, i cili e gjeti skuadrën pa titull që nga fundi i 90’.

Guardiola sipas tij ka pasuar një skuadër e cila e kishte të trashëguar shpirtin fitues.“Më kujtohet kur kam ardhur tek Barca. Tifozët ishin çmendeshin kur fitonim një titull, qoftë ajo edhe Copa del Rey. Ne arritëm të përmbysim këtë trend dhe filluam të krijojmë frymë fituese.Pas nesh, Barca pati fatin, që në realitet nuk është fat por punë. Ata kombinuan tri elemente: Një trajner të ri me ide të reja, lojtarin më të mirë në histori dhe gjeneratën më të mirë spanjolle, që kishin lindur pikërisht në Barcelonë”, ka thënë Deco për gazetën spanjolle “Sport”, transmeton lajmi.net.

“Tani nëse ata fitojnë ligën dhe kupën është mirë, por jo perfekt. Kjo është meritë e kësaj gjenerate; Lidershipi i Messi së bashku me Xavi, Iniesta, Busquets e Pique.

NE E FILLUAM, POR ATA E NGRITËN SHUMË LART” ka përfunduar portugezi.Deco u largua në vitin 2008 nga Barcelona, për të vazhduar rrugën e tij me Chelsea, në Premierligë.