Tre hapa të thjeshtë për të përmirësuar shëndetin tuaj mendor

Gjithçka ka të bëjë me mentalitetin, është shprehur Larry Meyler, autor i librit të ri “The Mindset Handset: Little Nuggets for a Mental Evolution”.

Ai argumenton se mendësia që krijojmë e përcakton mënyren se si jetojmë dhe kjo nga ana tjetër mund të forcojë mirëqenien tonë mendore.

Në libër, Larry ndan udhëtimin e tij mendor, mjetet që ai ka fituar gjatë viteve të fundit dhe shpjegon se si ato kanë pasur ndikim në shëndetin e tij mendor, shkruan The Sun.

Nëse jeni duke luftuar me një gjendje të shëndetit mendor, ose ndiheni të dobët dhe jeni të shqetësuar për të, gjithmonë flisni me mjekun tuaj të përgjithshëm.

Larry ndan tre hapa që mund të filloni t’i ndërmerrni sot për të përmirësuar shëndetin tuaj mendor:

Përdorni vizualizimin

Fotografitë që keni në mendjen tuaj kur bëhet fjalë për shëndetin tuaj mendor janë jashtëzakonisht të rëndësishme në mënyrën se si e shihni dhe përjetoni atë.

Depresioni, ankthi dhe të gjithë “miqtë” e tyre zakonisht përmblidhen duke përdorur përshkrime dhe metafora të zymta, dhe kjo është e dobishme dhe e nevojshme në momente të veçanta dhe për të shprehur sa keq ndihemi dhe si ndikon kjo tek ne.

Kur bëhet fjalë për vizualizimet e shëndetit tim mendor, njëra që kam krijuar është ajo ku vendos ta shoh mendjen time si një set filmi dhe pamjet në kamera janë mendimet e mia.

Zëvëndësoni fjalët tuaja negative me ato pozitive

Ashtu si vizualizimet, fjalët që ushqejmë veten çdo ditë, narrativa që krijojmë dhe historitë që i tregojmë vetes përcaktojnë se si ndihemi për veten tonë.

Nëse i thoni vetes se nuk jeni të denjë, atëherë do ta filloni ditën me frikë dhe të frustruar.

Nëse i ndërroni vazhdimisht ato me fjalë dhe fraza inkurajuese dhe fuqizuese, atëherë do ta filloni dhe do ta kaloni ditën me një qëllim më pozitiv dhe me pak zjarr në bark.

Ndaloni së fajësuari veten

Ky zakon mund të rrjedhë nga fëmijëria, nga gabimet tona, ose nga turpi apo faji që na imponohet nga bashkëmoshatarët, prindërit, shoqëria apo edhe ne vetë.

Pavarësisht se sa shumë punojmë për shëndetin tonë mendor për të përparuar dhe evoluar, realiteti është se do të ketë ditë ku gjërat nuk shkojnë sipas planit, ku ngatërrohemi pa dashje, ku lëkundemi dhe rrëzohemi.

Ne duhet t’i kujtojmë vetes se të bësh një gabim është pjesë e procesit, dhe këtu duhet të bëjmë një zgjedhje.

Për ta kthyer topin rrënues përsëri në fytyrat e demonëve tuaj, duhet të bëheni zëri më i lartë në kokën tuaj dhe t’i kujtoni vetes se nga gabimet tuaja do të mësoni më shumë sesa do të mësoni ndonjëherë nga sukseset tuaja.