Tre persona theren me thikë

Policia e Kosovës njofton se sot rreth orës 13:30, në afërsi të stacionit të autobusëve në Drenas, policia ka hasur në persona të lënduar, të cilët dyshohet se ishin përfshirë në një përleshje me disa persona të tjerë.

Viktimat e rastit: F.D, mashkull , 17 vjeç, A. D 19 vjeç, dhe D.G, 16 vjeç kanë marrë plagë nga arma e ftohtë (thikë) , menjëherë janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Në kuadër të veprimeve të saj policia ka kryer një varg veprimesh operative e hetimore dhe pak çaste pasi ka ndodhë rasti, policia ka arrit të identifikoj dhe arrestoj personat e dyshuar: L.H, 19 vjeç, Q. H 16 vjeç, dhe F.Xh, 17 vjeç të cilët me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.