Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Trump: Lufta me Iranin do të përfundojë shumë shpejt

Trump: Lufta me Iranin do të përfundojë shumë shpejt

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se lufta mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit do të përfundojë “shumë shpejt”.

Trump tha se SHBA-ja do ta fitojë luftën dhe përsëriti se Irani nuk do të lejohet të sigurojë armë bërthamore. Ai gjithashtu tha se çmimet e naftës pritet të bien pas përfundimit të konfliktit.

Deklaratat e Trump vijnë në kohën kur përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit vazhdojnë përmes ndërmjetësve, por deri tani nuk është arritur një marrëveshje përfundimtare mes palëve. /mesazhi