Tuchel: Neymar është 100 për-qind me ne

Trajneri Thomas Tuchel ka insistuar se sulmuesi Neymar është 100 për-qind i përkushtuar ndaj skuadrës Paris Saint-Germain.

Tuchel ka thënë kështu për shkak se ende raportohet që ylli brazilian do të largohet nga klubi francez, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Menaxheri i PSG-së ka thënë se Neymar është njëri ndër anëtarët kryesorë të skuadrës, si brenda ashtu edhe jashtë fushës.