Turpërohet Bayerni

Kampioni i Gjermanisë, Bayer Munich ka pësuar një humbje turpëruese në udhëtim ndaj Eintracht Frankfurtit me rezultat 5:1.

Skuadra e Niko Kovaq në këtë sfidë nga minuta e 9-të e ndeshjes luajti me një lojtar më pak pas përjashtimit te Boateng. Me këtë humbje Bayerni rrëshqet në pozitën 4-t në tabelë, shkruan zeri.info.

Lideri i tabelës, Borussia Monchengladbach nuk ka gabuar duke marrë pikë të plota dhe po vazhdon t’i prijë renditjes tabelare. Werderi i Milot Rashicës është befasuar në fund të ndeshjes ku Fraiburgu ka barazuar në minutën e 93-të. Leipzig e ka shkatërruar Mainzin duke e mposhtur me rezultat 8:0.