Turqi: Vaksina vendore efektive edhe ndaj variantit britanik

Prof. Mustafa Çalis

Turqi: Turkovac, vaksina vendore kundër llojit të ri të koronavirusit (Covid-19), u vlerësua të jetë efektiv kundër variantit Alpha, i njohur si varianti në Mbretërinë e Bashkuar.

Studimi mbi kafshët dha rezultate të suksesshme.

Profesori Mustafa Çalis, Rektor i Universitetit Erciyes të Kayserit, dha sihariqin në lidhje me vaksinën vendore Turkovac, e cila kohët e fundit filloi studimet e fazës së 3-të.

Duke vënë në dukje se një studim ndaj variantit britanik u krye në minj, prof. Çalis tha: “Ne zbuluam se vaksina jonë Turkovac ishte gjithashtu efektive në eksperimentet me kafshë ndaj variantit britanik. Unë dua të japë lajmin e mirë për këtë.”

Në përgjigje në pyetje se a do të jetë vaksina Turkovac efektive kundër varianteve të tjera në përgjithësi, Çalis tha se shkencëtarët kanë thënë se vaksinat joaktive do të jenë efektive kundër shumë varianteve.

“Ne do të dëshironim që Turkovac të bëhet i disponueshëm në të gjithë vendin tonë dhe në të gjithë botën sa më shpejt të jetë e mundur. E presim me padurim këtë”, tha ai.

Studimi i Fazës -3 të Turkovac vazhdon mbi vullnetarët. Nëse ky proces tregon sukses, vaksina me leje përdorimi emergjente do të shërojë miliona njerëz. /trt