Turqia dënon sulmet dhe bastisjet e Izraelit kundër Xhamisë Al-Aksa

Ministria e Jashtme e Turqisë ka publikuar një mesazh me të cilin dënon sulmet ajrore të Izraelit ndaj Gazës dhe bastisjet e kryera në Xhaminë Al-Aksa

Ministria e Jashtme e Turqisë ka publikuar një mesazh me të cilin dënon sulmet ajrore të Izraelit ndaj Gazës dhe bastisjet e kryera në Xhaminë Al-Aksa, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga ministria thuhet se dënohen ashpër sulmet e Izraelit që vazhdojnë ende kundër civilëve si dhe përpjekjet për adhurim në Xhaminë Al-Aksa.

“Përveç sulmeve të filluara më 5 gusht nga Izraeli kundër Gazës, të cilat kanë shkaktuar vdekjen e shumë civilëve, përfshirë fëmijë, sot deputeti izraelit Itamar Ben-Gvir dhe grupet hebreje fanatike nën mbrojtjen e policisë izraelite kanë bastisur Xhaminë Al-Aksa. Ne dënojmë ashpër sulmet e Izraelit që vazhdojnë ende kundër civilëve si dhe përpjekjet për adhurim në Xhaminë Al-Aksa”, thuhet në deklaratë.

“Theksohet se veprimet provokuese në fjalë që përbëjnë një shkelje të hapur të ‘status quo’-s në Haram-i-Sharif (Vendin e shenjtë) dhe Xhaminë Al-Aksa do të përshkallëzojnë edhe më tej tensionet në rajon”, theksohet në deklaratën ku qeverisë së Izraelit i përsëritet thirrja që të mos lejohen veprime të tilla të cilat vendosin në objektiv statusin dhe frymën shpirtërore të Xhamisë Al-Aksa.

Izraeli edhe sot ka vazhduar sulmet ndaj Rripit të Gazës nën bllokadë. Ndërsa po ashtu edhe 2.201 kolonë fanatikë hebrenj, përfshirë deputetin izraelit të ekstremit të djathtë, Itamar Ben-Gvir kanë bastisur Xhaminë Al-Aksa. /aa