Turqia dënoi sulmet e kryera me mjete ajrore pa pilot dhe raketa ndaj objektivave civilë në Arabinë Saudite.
Në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme, bëhet e ditur se janë dënuar sulmet e djeshme të kryera me mjete ajrore pa pilot dhe raketa kundër objektivave civile në Arabinë Saudite.
“Është thelbësore që akte të tilla terroriste që synojnë paqen dhe stabilitetin e rajonit tonë të marrin fund sa më shpejt të jetë e mundur. Në këtë kuadër, ne theksojmë edhe një herë solidaritetin tonë me Arabinë Saudite dhe angazhimin tonë për sigurinë e Rajonit të Gjirit Persik”, shkruhet në deklaratë.
Zëdhënësi Ushtarak i huthive, Yahya Seri, kishte pohuar se ata kryen sulme me dronë dhe raketa në Xhide, Xhizan dhe disa rajone të tjera, si dhe në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad.
Ndërsa zëdhënësi i Koalicionit Arab, Turki al-Maliki, i cili mbështet forcat qeveritare në Jemen, kishte njoftuar se objektet e shpërndarjes së produkteve të naftës të Aramco në Xhide ishin sulmuar. /trt




