Turqia – Francës: Shihni gjenocidet tuaja

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu ka thënë se Franca është vendi i fundit që mund t’i mbajë leksion Turqisë për gjenocid dhe histori.

“Franca është vendi i fundit që mund t’i mbajë leksion Turqisë për gjenocid dhe histori. Sepse, ne nuk kemi harruar atë çfarë ndodhi në Ruanda dhe Algjeri. Franca le të shohë të kaluarën e saj të errët dhe të mos tentojë t’i mbajë leksion Turqisë”, ka thënë Çavuşoğlu.

Franca dhe Italia kohëve të fundit kanë përseritur qëndrimet e tyre se do ta njohin tragjedinë turko-armene si “gjenocid ndaj armenëve”, teksa shteti turk thotë se dëmet nga kjo tragjedi kanë qenë të dyanshme, dhe fton Armeninë që të hapen arkivat. /AA/Mesazhi/