Twitter kufizon numrin e cicërimave që përdoruesit mund të shikojnë në një ditë

Miliarderi i teknologjisë fillimisht prezantoi limite më ashpra por i ndryshoi pak orë pasi njoftoi lëvizjen.

Twitter ka aplikuar një kufizim të përkohshëm në numrin e cicërimave që përdoruesit mund të lexojnë në një ditë tha Elon Musk.

Përmes një cicërime, Musk tha se llogari e paverifikuara nuk mund të shohin më tepër sesa 1 mijë postime në ditë.

Për llogaritë e reja të paverifikuara ky limit është 500 në ditë ndërsa llogaritë me statusin “verified” mund të shohin deri në 10 mijë postime në ditë.

Miliarderi i teknologjisë fillimisht prezantoi limite më ashpra por i ndryshoi pak orë pasi njoftoi lëvizjen.

Musk tha se limitet e përkohshme janë vendosur për të adresuar nivelet e larta të manipulimit të sistemit dhe grumbullimit të të dhënave.

Si rezultat shërbimi ka degraduar për përdoruesit e zakonshëm të cilët u ballafaquan me një ndërfaqe që ju kërkonte të kyçeshin në llogaritë e tyre.

Masa është përshkruar si e përkohshme dhe emergjente.